Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 23:13 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto) Kryeministri Rama publikon në ora 23.00 të kësaj të premte shënimin: “Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • SPAK Spiropali
  • Veliaj Balluku
  • Erkan Nika
  • PS
  • Protesta
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • SPAK Spiropali
  • Veliaj Balluku
  • Erkan Nika
  • PS
  • Protesta
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Adriana Kalaja (PD): Nga taksat tuaja paguhet për një megaresort superluksoz afro 60 milionë euro

Aktualitet E premte, 31 Maj 2024 12:40
Adriana Kalaja (PD): Nga taksat tuaja paguhet për një megaresort superluksoz afro 60 milionë euro
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja vazhdoi denoncimin e mefa-aferës së Portit të Durrësit.

DEKLARATA E PLOTË

Shumë prej jush i ndeshni në televizione, portale apo në city lights, reklama për shitje apartamentesh dhe dyqanesh në Durrës Yacht Marina. Nëse jeni kureshtarë për të ditur se kush paguan për këtë reklamë, ka vetëm një përgjigje: JU!

Mund t'ju interesojë

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Para 5 orësh
Alarm për bombë në avionin Manchester-Tiranë, policia jep sqarime

Alarm për bombë në avionin Manchester-Tiranë, policia jep sqarime

Para 6 orësh
GTA VI në Arabinë Saudite, princi investon mbi 2 miliardë dollarë

GTA VI në Arabinë Saudite, princi investon mbi 2 miliardë dollarë

Para 6 orësh

Nga taksat tuaja, këto reklama luksoze për një megaresort superluksoz, dalin jo pak, por 60 milionë euro.

Ju të dashur shqiptarë paguani 60 milionë euro për biznesin e përbashkët të Edi Ramës dhe Al Alabarit, i cili do të ndërtohet në një pronë publike të përbashkët.

Mos harroni se brenda këtyre 60 milionë eurove është edhe pagesa nën dorë për analistët dhe moderatorët televizivë, që do ta ngrenë në qiell investimin qeveritar, siç bënë edhe me inceneratorët!

Duhet ta dini se, pas ndërtimit, të tjerë do ta gëzojnë resortin bregdetar, kurse shqiptarët e thjeshtë dhe fëmijët e tyre do të mund të kalojën aty vetëm për një kaush akullore dhe për të parë vitrinat e markave të shtrenjta.

Mendojeni pak se sa shkolla, çerdhe, rrugë apo kanalizime, për të shpëtuar Durrësin nga përmbytjet, do të ishin bërë me 60 milionë euro!

Përveç kostove të deritanishme që shkojnë deri në 4 miliardë euro, fondet e anuluara nga BE dhe ato që nuk i dimë për shkak të proceseve të filluara nga kompani të ndryshme në Arbitrazh, në zërin e kostove të planifikuara nga “investitori strategjik” dhe armiku strategjik i shqiptarëve Edi Rama, kostot e marketingut shkojnë pra në 60 milionë Euro.

Thënë ndryshe, 60 milionë euro për trushpëlarje, për ta shitur sapunin për djathë!

Partia Demokratike do të bëjë një kallëzim penal shtesë për këtë vjedhje ekstra që u bëhet taksave të qytetarëve për pasurimin e qeveritarëve dhe oligarkëve të tyre.

Ne e kemi denoncuar në vijimësi mega-aferën e Portit të Durrësit, dhe i jemi drejtuar, si Gjykatës Kushtetuese ashtu edhe SPAK, për të cilat me keqardhje konstatojmë se janë kthyer në mburoja të korrupsionit galopant.

Kështu, përveçse u rrëzua kërkesa nga Kushtetuesja lidhur me Marrëveshjen e Parë, ose Ligjin Nr.145/2020, edhe kallëzimi i bërë lidhur me këtë aferë antishqiptare, nga SPAK u bë me “mosfillim”, çështje e cila tashmë ndodhet në Gjykatën e Lartë, ndryshe në Gjykatën e Sokolëve të partisë.

Ajo që e bën të veçantë Marrëveshjen e Dytë nga e para, dhe ndaj të cilës ne po njësoj i jemi drejtuar si Kushtetueses ashtu edhe SPAK është se përveç se:

  • Ka filluar shitja pa dalë leja e ndërtimit;
  • Dukshëm jemi përpara pastrimit të produktit të veprave penale;

Gjejmë rastin edhe njëherë t’i bëjmë thirrje Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK që të ngrihen në lartësinë e detyrës e të veprojnë me urgjencë për shpalljen antikushtetues të këtij ligji antishqiptar, si dhe çuarjen para drejtësisë ligjore, se nuk ka të re apo të vjetër, të personave përgjegjës.

Ne jemi të vendosur për ta çuar deri në fund luftën me korrupsionin dhe shpëtimin e Shqipërisë nga mafia.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 5 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 5 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!
Para 6 orësh

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane
Para 6 orësh

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 5 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 8 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 10 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 5 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.