Afera e CEZ, Balla: Takime të fshehta të Berishëve në Tiranë, Pragë, Vienë

Deputeti i PS, Taulant Balla ka deklaruar se Komisioni Hetimor për aferën e CEZ sot ka administruar prova konkrete nga dëshmitarë.

Në një postim në FB, Balla sqaron se “Komisioni Hetimor për aferën korruptive 414 milione Euro “CEZ”, administroi sot zyrtarisht dokumenta dhe prova shkresore nga dëshmitari Romeo Karra. ka pasur lidhje të errta ryshfeti dhe të dhëna llogarish bankare; shkelje flagrante të ligjit; takime të fshehta të berishëve në Tiranë, Pragë,  Viene; mbi 100 biseda telefonike me sekserin N.K.; favorizim me dashje të kompanise CEZ në dëm të shtetit shqiptar; prishje e qellimshme e kontrates pa i lene mundësi Shqipërise të ketë shanse në arbitrazh etj.”

Balla mbyll postimin në FB duke thënë se Komisioni Hetimior Parlamentar po bën detyrën dhe po gjen fajtorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më datë 9 dhjetor ora 10:00 vazhdon seanca dëgjimore me dëshmitarin Sali Berisha”, shkruan Balla në FB.

Swiss Digital Mobile Reklama

balla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?