Afera e inceneratorëve, Berisha: SPAK? Nuk besoj te një institucion antikushtetues

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në Çim Peka LIVE, komentoi menjëherë aferën e inceneratorëve. Ai tha se nuk ka asnjë besim se SPAK do e hetojë këtë aferë. Sipas tij, SPAK ka nisur të hetojë individë të dorës së katërt.
Te SPAK si një institucion që u ngrit në kundërshtim me Kushtetutën, dhe u përzgjodh në mënyrë antikushtetuese nga kunat-KLP-ja, unë nuk mund të kem asnjë besim. Unë kam të dhëna sipas të cilëve SPAK është ngritur me kushtin e vetëm që të mos mendojë ndonëherë për të hetuar eksponentë të qeverisë apo PS-së, gjë të cilën e ka faktuar në mënyrë perfekte deri më tani,” tha Berisha.

“Shqiptarëve u paguajnë këtyre mamuthëve të korrupsionit, me në krye Edi Ramën, Arben Ahmetajn, Erion Veliajn, Ter Kokën e Arben Malavitën për një ton pleh nga mundi, taksat dhe djersa e tyre, gjashtë herë më shumë sesa taksapaguesit gjermanë. Këtu hyn edhe falsifikimi i faturave, pasi shqiptarët konsumojnë dy herë më pak se gjermanët dhe italianët. Por sipas aferave, shqiptarët prodhojnë tre-katër herë më shumë plehra se kombet e tjera. Fatura fryhet nga mafia e tmerrshme kanceroze e plehrave,” tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?