FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Afred Cako: Amerikanët kanë rrëmbyer Bashën në korrik në Kroaci!

Alfred Cako, i shquar për teori konspiracioni, thotë se amerikanët kanë rrëmbyer Lulzim Bashën në korrik të këtij viti, duke e mbajtur për 9 ditë në Kroaci në bazë nëntokësore.

Cako është pjesmarrës në një emision shumë të shikuar në Top Channel. Por deklaratën e rrëmbimit të Lulzim Bashës ai e tha në emisionin “Glamour Zone”.

Ja se çfarë tha Cako:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mbajeni mend këtë që po ju them unë, që do bëhet një aministi ku do falen një kategori e madhe krimesh ekonomike edhe politike deri në një vit të caktuar, psh. 2013-ën, kur ka qenë Berisha kryeministër. Për t’i bërë një ofertë Berishës që të tërhiqet nga kjo nisma për të marrë PD-në. Për t’ia lënë Lulit i cili kontrollohet nga amerikanët, të cilët e morën Lulin, ndoshta e kanë rrëmbyer në korrik, dhe e kanë mbajtur 9 ditë në Kroaci në një bazë të tyre ushtarake nëntokë. Gojët e liga kështu thonë që ka ndodhur, tani. Degjo, këto janë, unë i fus si teori konspiracioni sepse unë nuk mund t’u jap atyre fakte me video që ka qenë ai atje. Pozicioni im është delikat në këtë rast kështu që unë që e them nuk flas kot. Por gjithmonë e shoqëroj me këtë shprehje, sipas teorive konspirative. Amerikanët e morën peng, i kanë treguar ndoshta  një pjesë të agjendës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?