Agron Gjekmarkaj: Berisha do ta bëjë PD-në si LSI, t’ua lërë partinë familjarëve

Më pak se një javë nga Kuvendi Kombëtar i PD-së që ka thirrur Sali Berisha, deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Agron Gjekmarkaj, ngre shqetësimin se sipas tij Berisha synon që ta kthejë PD-në në një parti si Lëvizja Socialiste për Integrim, parti familjare.

Sipas Gjekmarkajt, lideri historik i PD-së nuk e ka betejën për dinjitet siç ka thënë, por që e trajton partinë si pronë private. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Gjekmarkaj pranon se PD-ja ndodhet në situatën e saj më të keqe në historinë e saj. Por, ai thotë se do të shkojë në Kuvendin e thirrur nga Basha dhe kryesia e partisë për tri arsye. E para sipas tij, lidhet me vendimin e SHBA-së.

Pjesë nga intervista e Gjekmarkajt:

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Në një shtet demokratik në fakt vendos shumica. Kemi parë që së fundmi po publikohen emrat e delegatëve që thonë se kanë firmosur për kuvendin e 11 dhjetorit. Nëse vërtet janë 4200 firma, atëherë shumica kërkon 11 dhjetorin.

Këtu është një kakofoni e madhe, sepse në të njëjtën kohë PD-ja me vendim kryesie ka legalizuar krizën që “Foltorja” ka sjellë më 18 dhjetor. Nëse do kishte vërtet një vullnet për bashkim, data 18 do ishte një datë shumë e mirë. Të vinin të gjithë e të diskutonim pas debateve të ashpra, të dilnim më të bashkuar. Berisha po zgjedh strategjinë e imponimit. I ka marrë vetë vendimet nga jashtë për PDnë, ka marrë vetë vendimet për kongresin. Me çfarë rezultatesh do të dalë ai, është sikur disa veta të ngrihen dhe të bëjnë një mocion për t’ju shkarkuar ju nga “Panorama”: kur ju nga pikëpamja legale vareni nga kryeredaktori, drejtori dhe pronari.

Më duket pa sens nga pikëpamja e procedurës. Ajo që më shqetëson është se nuk është thjesht beteja për dinjitetin siç thotë Berisha. Nuk është sfida për ta sjellë PD-në në pushtet. Lulzim Basha ka qenë nën hijen e Berishës në 8 vite opozitë. Ka dy muaj që ai mund të konsiderohet kryetari i vërtet i PD-së. Por, unë besoj se Berisha po e bënë këtë duke e konsideruar PD-në pronë. Një pronë që do ia lejë familjes Berisha. Një pronë ku ai të përcaktoi nesër kryetarin tjetër. Kryetar që të ketë lidhje nostalgjie ose lidhje direkte me mbiemrin Berisha.

Kjo po i shndërron partitë në Shqipëri në monarkike. Kemi LSI-në një parti familjare ku Presidenti Meta ia la së shoqes Monika Kryemadhit. Tani Berisha rikthehet sërish për ta rimarrë PD-ja dhe t’ia lë kujt të dojë vetë. Kështu që lind e drejta që edhe Rama t’ia lë një prej djemve të tij apo kujt të dojë vetë. Jemi edhe në nivelin e Enver Hoxhës në një pikëpamje. Në politikë ka gjithmonë kohë për të reflektuar. Është arti i të mundurës dhe jo së pamundurës. Koha për t’i thirrur arsyes, pa mohuar kontributet e Berishës, pa i fyer mbështetësit e Berishës që nuk janë të paktë që të vinin të gjithë te kongresi i datës 18 dhe të fillonim të gjithë diskutimet dhe jo me fyerje e me linçime….

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?