Agron Gjekmarkaj: Nuk është rënia e Ramës shpëtimi i Shqipërisë, po kërkohet…
AGRON GJEKMARKAJ/
Protesta e opozitës po afrohet, veç pak orë kanë mbetur! Shpresa të mëdha kanë investuar rreth saj kundërshtarët e Kryeministrit, i cili ndërkohë do jetë strehur në bazat e tij ilegale në vijim të tradites që ka themeluar keto muaj! Ambasadori Boshard nuk është çudi te ketë lidhur koken me peshqir!
Habi mbetet sesi disa diplomatë u japin protestuesve receta sjelljeje por nuk u ofrojnë asnje shpjegim për drejtësinë e munguar, për korrupsionin dhe varfërinë, për krimin dhe papunësinë, për shitblerjen e votës dhe skemat mafioze të dhunimit të saj në sherbim të despotizmit sundues! Asnjë udhezim sesi këto probleme zgjidhen nuk shqiptojnë, por thonë mblidhuni e ikni pa mërzitur Edi Ramën se të tjerat s’kanë rendesi!
Ata e dinë fort mire sesi rregullohen marrdheniet mes qytetareve dhe pushtetit në vendet e tyre! E dime dhe ne! Kjo kontradite atyre ju cenon besueshmerinë para shqiptarve e i bën jo serioze! Disa Ambasadorë janë në të drejten e tyre të shkrihen gazit me qyfyret e Rames por edhe qytetaret shqiptare e kane këtë të drejtë që të qeshin me gjestet, gjykimet e tyre aspak në perputhje me shqetesimet e tyre!!
Burime opozitare konfirmojnë që një mase e madhe do mesyjë Bulevardin “Deshmoret e Kombit” sonte! Ata i bejne mire më shume se kujtdo qeverisë e cila ka rënë në autizem! Megjithese sistemi është goditur brinjë me brinjē nga djegia e mandateve parlamentare të opozites dhe bojkotimi nga ana e saj i zgjedhjeve lokale ajo nxjerr Blendi Çuçin te haje domate live ne Televizion duke u perbetuar sesi ajo të behet gjak e dhjame!
Besa Shahin me lehtësinë e papërballueshme të qënies së saj politike e vadit me urdhra per te nakatosur Akademinë e Shkencave duke lene pa fjalë prej zaliet edhe vete rilindasit pale të tjeret! Margaritin te buzeqeshe qashtër, me qashter se Gent Cakajn politikan prej 14 vitesh!
Paçka se krimi i organizuar godet sa here ti teket e ku te doje aq sa jeta e njeriut kushton ku e ku me pak se pula e frengut! Kur i mbrohen te ardhurat nuk pret rrogat qe nuk rriten po ja beh e vjedh miliona euro para si ne Rinas, eksponentet e mazhorances e rinj e te vjeter, perbetohen se si do te ndeshkohen të gjithe ata qe do perpiqen të pengojnë Edi Ramen në aventuren e zgjedhjeve moniste!
Një ish deputet i PD-sē u mbajt nja tre dite ne arrest e dhjetera te tjere pas çdo proteste, por kjo ngjan me dekretin e Ramiz Alise per te mbrojtur monumentet e Enver Hoxhes në vitin 1991! Në fakt ata u bënë hi e pluhur në pak javë! Rama ne 6 vite me qeverisjen e tij kanabistike, kaq te papergjeshme nuk i ka lene shteg tjeter as opozites e as shoqerise veç protestes!
Personalisht bej pjese tek kategoria e njerezve qe nuk besojnë te dhuna e as nuk e stimulojnë atë, por kur demokracia po cmontohet me dhunë e do një pergjigje bindese pyetja si duhet të mbrohet ajo?! Shumëkush i kerkon Bashes nxitim per te mbyllur hesapet me qeverine! Me gjasë kjo është yshtje e gabuar! Ai në te dy rastet ka marre nje vendim te drejtë duke braktisur parlamentin dhe zgjedhjet farsë ! Sondazhet e japin në rritje opoziten pas ketyre veprimeve!
Ata qe thone se opozita do shuhet, partite do shkrihen e bejne kete si sherbim ndaj qeverise por nuk e besojnë e as vete! Kur nje njeri grumbullon kaq pushtet sa po tenton te kete Edi Rama, opozita vetem rritet! Kur nje njeri pas 30 viteve pluralizem emeron opoziten farse dhe predikon monizmin, opozita rritet, rritet, rritet! Ata qe e kane menduar kete një beteje të lehte e sa hap e mbyll syte në rastin me të mirë janë driteshkurter! Nje kapje e gjithanshme e shtetit, ekonomise dhe krimit kerkon kohen e vet te cmontohet!!
Mbetet i gabuar nxitimi ndaj Bashes sepse nuk eshte renia e Rames shpetimi i Shqiperise! Shume me teper kerkohet! Shoqeria duhet te bindet per ndryshime themelore! Kjo do kohen e vet e cila liderit te Opozites duhet ti sherbeje per tu sintonizuar me qytetaret, per tu pergatitur si alternative per te ndryshuar thelle veten dhe partine e tij duke e shkundur, bashkuar, rindërtuar e mbi të gjitha duke shtuar aty kokat që mendojnë e jo këmbët që vrapojnë!
Në këtë kontekst protestat janë një presion dhe bashkëbisedim i madh! Ato janë të dobishme për qeverinë e cila duhet të ikë dhe opozitën që të mesojë si e pse të vijë!
Por më të dobishme janë për shoqërinë si e vetmja mundësi për të mbrojtur demokracinë që kemi e ndërtuar atë që duam! Të jesh indiferent sot do të jesh më i nënshtruar dhe frikësuar nesër! Qeveria po stimulon frikën se vetë ka frikë!/Panorama/
KOHA JONË SONDAZH

