Agron Shehaj: Shumica me opozitën, Rama me oligarkët

Përmes një postimi në facebook, ish-deputeti demokrat Agron Shehaj shkruan se cdo ditë e më shumë qytetarët po i afrohen opozitës.

“Sot në Shqipëri ka dy botë të ndara: opozita dhe populli i thjeshtë në njërën anë dhe Rama bashkë me oligarkët, të korruptuarit, kriminelët, hajdutët, në anën tjetër.” -shkruan Shehaj.

Postimi i Plotë:
Qytetarët po i bashkohen çdo ditë opozitës dhe kauzës së saj dhe së bashku janë sot shumica, përballë një qeverie e cila i ka braktisur, i ka shpërfillur dhe i grabit çdo ditë. Sot në Shqipëri ka dy botë të ndara: opozita dhe populli i thjeshtë në njërën anë dhe Rama bashkë me oligarkët, të korruptuarit, kriminelët, hajdutët, në anën tjetër. Këtë e ndjen dhe e shikon kudo në Shqipëri dhe nuk ka nevojë fare për sondazhe, edhe pse të gjitha sondazhet e konfirmojnë këtë të vërtetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?