FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agron Shehaj: Terror në biznesin tim, policia nxorri 200 punonjës me dhunë nga zyrat

Deputeti demokrat Agron Shehaj bëri pasditen e sotme një denoncim të fortë në Kuvend. Papritur, nxorri një foto të disa forcave të policisë për të cilët tha se ndodhen brenda biznesit të tij. Shehaj, një zë i fortë brenda opozitës, zbuloi se prej dy javësh policia ka sekuestruar de facto biznesin e tij, duke i bllokuar hyrjen çdokujt.

Shehaj zbuloi se nga Prokuroria ka marrë një përgjigje të qartë. Se nuk ka urdhër për sekuestro drejtuar biznesit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpjegimi që deputeti demokrat dha nga foltorja e Kuvendit mund të përmblidhet në një fjalë. Hakmarrje. Sipas Agron Shehajt, Edi Rama është hakmarrë për të gjitha denoncimet që deputeti vetë ka bërë për abuzimet e qeverisë. Ai numëroi disa, nga inceneratorët, tek përfshirja e familjarëve të Olta Xhaçkës si investitorë strategjikë, apo edhe abuzimin në Butrint me të përfshirë të afërmit e Damian Gjiknurit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?