FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akademiku Fuga propozon masat urgjente për protestën

Akademiku Artan Fuga ka propozuar masa urgjente që duhet të ndërmerren nga qeveria për t’i ofruar një zgjidhje studentëve dhe dalë nga kriza.

Në një mesazh në Fb, Fuga shprehet: 

“Ministria e Arsimit nuk ka përse pret që studentët të paraqesin kërkesat e tyre me anë të një delegacioni, kjo është një gjë, kurse nga ana tjetër nëse mendon se vërtet studentët kanë të drejtë, atëhere të nisi marrjen e masave rrënjësore për të dalë nga kjo krizë e arsimiot të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë sot shoh urgjente që :

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Të shkarkohen të gjithë antarët e bordeve të administrimit të universiteteve. Duke i pezulluar ato borde derisa të ndryshohet mekanizmi i menaxhimit të universiteteve.

2. Të pranohet abrogimi ose nevoja për amendime shumë të thella të ligjit për arsimin e lartë.

3. Të krijohet një këshill emergjence me aprovimin e studentëve për të realizuar të gjitha ndryshimet rrënjësore në modelin e universiteteve shqiptare.

4. Pagesat me këste derisa të vendosen tarifat e reja që të jenë të drejta dhe jo grabitqare!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?