Aksioni i IKMT – Tahiri: Disa gjyqtarë marrin në mbrojtje ndërtimet pa leje

Ministri i Brndshëm, Sajmir Tahiri ka akuzuar gjyqtarët se marrin në mbrojtje ndërtimet pa leje. Deklarata u bë në nisje të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Universitetin Bujqësor.

Në nisje të aksionit për prishjen e këtyre ndërtimeve në UBT, ishin të pranishëm edhe drejtues të tjerë të institucioneve, si kreu i IKMT, kreu i ALUIZNI-t dhe nënkryetari i bashkisë së Tiranës.

Tahiri: Kjo është përplasja e Shqipërisë që gjetën me atë që duam të bëjmë. Gjetëm një Shqipëri me ndërtesa shumëkatëshe në ambientet e universiteve. Duam të ndërtojmë një Shqipëri me hapësira publike në shërbim të publikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu sic është përplasja e sistemit të drejtësisë që gjetëm dhe që kemi ende me sistemin që duam të ndërtojmë pas vettingut.

Swiss Digital Mobile Reklama

sot disa gjytqarë kishin bërë gati të merrnin vendim për të siguruar këto objekte të paligjshme. Tashmë  të kthyer në një praktike korruptive, sa herë gjendemi një ndërtimi pa leje, gjenden disa gjyqtarë që e kanë bërë zakon shkeljen e ligjit, të marrin mbrojtjen e ndërtimit pa leje dhe të ndalojnë institucionet të bëjnë detyrën. Përpjeka jonë është të ndërtojmë një sistem drejtësise që i shërben qytetarit.

Vettingu është një hap që nuk ka kthim pas, pavarësisht rezistencës që në frontin e të keqes nuk duan që në këtë vend të ketë drejtësi. Ne jemi të vendosur të bëjmë atë që na kanë besuar qytetarët.

Bici: Gjykatat të respektojnë ligjin

Bici: Ky aksion ka nisur prej shumë kohësh. Problemin më të madh nuk e kemi me qytetarët, por e kemi pasur me gjykatat. Duam që ata të jenë palë me ligjin dhe të respektohet ligji. 

Mazniku: Familjet do ndihmohen nga shërbimi social

Mazniku: Jemi këtu për ti kthyer hapësirat publik. Shërbimi social do ti gjendet pranë këtyre familjeve dhe do të akomodohen në banesat sociale. Hapësirat publike do ti kthehen publikut.

Lame: Qytetarët janë lajmëruar ditë më parë

Lame: Pavarësisht nga pengesat, ju bëj thirrje qytetarëve që të legalizojnë ndërtimet pa leje. Nuk ka gjykatë që të na ndalojë për ato objekte që nuk legalizohen. Për shkak të presionit të gjykatave për të kapur në kavijle ligjore për të shmangur prishjen e objekteve na detyrojnë që të ndjekim procedura të tjera, pa asnjë ngecje sepse mbetemi para pengesave. Janë lajmëruar shumë ditë më parë

Bari Musabelli, rektori i UBT: Mbrojmë interesat e studentëve dhe stafit

Bari Musabelli, rektori i UBT: Jam këtu për të theksuar se duhet të mbroj interesat e studentëve dhe të stafit të unniversitetit. Në harkun të 25 viteve  ky universitet është rudhur, ngri mure shto mure, merr toka bëj ndërtime etj. Në sot kemi në axhende planin strategjik pëtr zhvillimin e universitetit. Ne duam të jetësojmë kampusin në dobi të studentëve. 

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Aksioni po inspektohet nga afër edhe nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Ditën e sotme, IKMT do të prishë shtatë objekte. Ky aksioni mbështet nga Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?