Akuza e fortë e Gjekmarkajt: Qeverisja e Ramës, veriorofobike
Në një shkrim ku ka komentuar bojkotin opozitar të parlamentit dhe vendosjen e opozitës drejt Shkodrës, Agron Gjekmarkaj ka gjetur vend të trajtojë edhe gjendjen e krimit.
Dhe këtu një nga akuzat e forta që ai ka hedhur është ajo e një qevrsisjeje që e urren veriun ose përndryshe “gegofobike”, siç e quan ai.
Në shkrimin në “Panorama”, ai përmend se të gjitha investimet deri për fshatrat e ekselencës e deri tek rekrutimi i drejtorëve të policisë kanë target jugun e vendit.
“Socialistët me një lokalizëm absurd kanë përjashtuar veriun e Shqipërisë nga drejtimi i Policisë, duke i marrë të gjithë drejtuesit e lartë nga katundi i tyre. Kjo është gegofobi, siç është në traditën e lashtë të PPSH-së, e cila u shndërrua në PSSH. Këta pushtetin e shohin si revansh dhe sundim” -ka shkruar ai.
KOHA JONË SONDAZH

