Akuzat e PD, Këshilli i Rregullores mblidhet sot për mandatin e Olta Xhaçkës

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet sot për të vendosur mbi ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Kuvendi do të vendosë për mandatin e Xhaçkës pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike se bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik nga qeveria.

Njoftimi i Kuvendit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesër, ditën e premte, datë 01.07.2022, ora 12:00, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, njëherësh Kryetare e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, do të zhvillohet mbledhja e këtij Këshilli, në Kryesinë e Kuvendit, salla “Pjetër Arbnori”, me këtë rend dite:
Vijimi i mbledhjes për mocionin e 1/10 të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Swiss Digital Mobile Reklama

(Urdhër nr. 59, datë 30.06.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla).

Mbledhja do të transmetohet live në faqen WEB dhe FB të Kuvendit. Operatorët mund të ndjekin fillimin e mbledhjes për plane, ndërsa gazetarët mund të ndjekin mbledhjen gjatë gjithë kohës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?