Akuzat e Ramës, ish-ministri i LSI-së merr në mbrojtje AKU-n: Po bën hetuesin

Ish-ministri i Bujqësisë nga radhët e LSI-së, Edmond Panariti ka komentuar sot deklaratat e fundit të kryeministrit të vendit, për të shkrirë zinxhirin komandues në hipoteka, burgje, por edhe AKU në varësi të ministrisë së drejtuar nga Panariti.

Ish-ministri i ftuar sot në “Këndin e Ekselencës” në studion e emisionit Vila 24 në News 24 thotë se kryeministrit nuk i takon të bëjë rolin e hetuesit.

“Unë nuk mendoj që kryeministri duhet të bëjë hetuesin apo prokurorin. Nëse kanë shkelur ligjin ata, ka institucione të tjera që merren me këtë. Po të dalësh të thuash llumi në AKU, apo në hipoteka tani nuk është etike. Trupa mund të ketë pasur elementë abuzues por ka edhe inspektorë të ndershëm në AKU”,- tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?