Al Jazeera: Qeveri e bërë njësh me krimin, korrupsion e të rinj që largohen (VIDEO)

Me titullin: ”Protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama”, një ndër mediat më me influencë në Lindjen e Mesme, shkruan për të disatën herë për protestën. ”Al Jazeera”, veç situatën tek Parlamenti, ku sipas saj, 20 mijë protestues tentuan që të hynin në Kuvendin e Shqipërisë. ”Kur 20,000 protestues u përpoqën të hynin në parlamentin e Shqipërisë, policia u përgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës”.

Më tej në artikull, thuhet se: ”Mbështetësit e opozitës shqiptare kanë luftuar me policinë ndërsa përpiqen të futeshin në parlament për t’u përballur me një qeveri që ata akuzojnë të korruptuar. Ata gjithashtu thonë se Kryeministri Edi Rama është i lidhur me krimin e  organizuar, akuzat që ai i hedh poshtë si “qesharake”. ”Muajin e shkuar, opozita shqiptare dogji mandatet dhe doli nga parlamenti”, shprehet reporteri i ”Al Jazeera”, John Psaropoulos. Psaropoulos, i cili ka ndjekur nga zhvillimet më të fundit në Tiranë, ka zhvilluar edhe një intervistë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha, në intervistën e tij, ndër të tjera shprehet se, “qeveria e lidhur me botën e krimit ka aq para sa të kontrollojë edhe zgjedhjet elektorale”. Kreu i opozitës shton duke theksuar se, qeveria kontrollon gjithçka, pushtetin, ekonominë, policinë, sistemin gjyqësor etj. “Është bërë e mundur që njerëzit e krimit të organizuar të jenë pjesë e Parlamentit shqiptar dhe kryetarë bashkish. Shteti është i kapur nga krimi i organizuar”, thekson Basha në intervistën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në reportazhin e tij nga Tirana, gazetari i Al Jazeera shprehet ndër të tjera se mijëra të rinj shqiptarë detyrohen të lenë vendin çdo vit për të kërkuar punë në vende të tjera. “Cila do të jetë e ardhmja e Shqipërisë? Kjo është një pyetje në mendjet e njerëzve duke parë që procesi politik po ecën në ujëra të paqarta”, shprehet Al Jazeera në reportazhin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama
🇦🇱 Albania: Protesters call for PM Edi Rama's resignation | Al Jazeera English

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?