FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alban Skënderaj i ftuar në podcastin e Ramës, flet për udhëtimin në 97’ drejt Italisë

Këtë të shtunë këngëtari i njohur Alban Skënderaj ishte i ftuari i kryeministrit Edi Rama në podcasting “Flasim” ku tregoi dhe rrugëtimin e tij drejt Italisë me anije.

Ishte marsi i vitit 1997. Albani ishte 15 vjeç.

“Do iki vetëm për të parë e të kthehem” kështu i tha të ëmës në Vlorë dhe u nis.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte një anije që ishte 3 ditë e mbushur. Një shok i vëllait më tha hajde. I thashë nuk vij pa shokun. Anija ishte 80 veta kapacitet dhe brenda ishin 400 vetë. U prish timoni. I gjithë udhëtimi në det ka qenë anija zig – zag… këtej andej. Aty ku hynte me zor 1 kemi hyrë 3.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë për pak rashë. Mbaj mënd një djalë që më ka kapur prej xhupit të xhinsit të lehtë. Rrëshkita. Më kapi gjysmën e trupit jashtë e gjysmën e trupit brenda. Po të kisha rënë nuk do të më kishte parë njeri.

Më pas Guarddia di Financa ndaluan me drita. Aty ishte fatale. Sepse ndaluan të na jepnin ushqim dhe të gjithë që ishin brenda në anije dolën jashtë e anija po mbytej. Na hodhen në një anije luftarake ku udhëtuam disa orë të tjera. Gati 20 orë zgjati udhëtimi

Na çuan në një kamp ku kam kujtime sa tragjike e komike. 2 javët e para nuk kam pasur kontakt me familjen. Dikush i kishte thënë: Sa keq e kemi parë Albanin në anije.

Pasi anija e Otrantos u mbyt një ditë më pas ne u nisëm një ditë më parë”, ka treguar Albani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?