Albana Vokshi: Deri në ora 15.00 votuan 34105 demokratë

Deputetja e PD, Albana Vokshi në emër të Komisionit të Rithemelimit raportoi shifrat e pjesëmarrjes në votimin e referendumit deri në orën 15:00. 

34105 demokratë kanë shprehur vullnetin e tyre me votë deri në këtë orë, ndërkohë që procesi i votimit vijon.

Kjo shifër tregon se është tejkaluar numri i votave kur u zgjodh Lulzim Basha kryetar i PD në 13 qershor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vokshi tha se qendrat e votimit do të jenë hapur derisa të votojë edhe demokrati i fundit. “Deri në orën 15:00 janë 34 105 votues. Në shumë qendra votimi është tejkaluar numri i votuesve përfundimtar të datës 13 qershor për Lulzim Bashën. Numri presim që të jetë shumë më i lartë. Qendrat e votimit të qëndrojnë hapur derisa të ketë votuar edhe demokrati i fundit”, u shpreh Vokshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Numri i votuesve deri në orën 15:00:

Shkoder: 3,660
Lezhe: 2,670
Kukës: 1,550
Diber: 1,529
Durres: 4,840
Tiranë: 7,536
Elbasan: 2,796
Berat: 893
Korce: 2,655
Fier: 3,415
Gjirokaster: 1,288
Vlore: 1,273

Shenim: Vijon azhornimi i të dhënave për Qarkun e Beratit. Ndërkohë, fluksi i votuesve vijon të mbetet i lartë në shumicën e qendrave të votimit në mbarë vendin. Nisur nga kjo situatë, Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka udhëzuar shtyrjen e orarit të votimit derisa anëtari i fundit të ketë shprehur vullnetin e tij me anë të votës në këtë Referendum.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?