Albana Vokshi, Rudina Hajdarit: Turp, të kërkosh një minutë heshtje nga ata që i vranë!

Thirrja e deputetes Rudina Hajdari u dëgjua nga deputetët e pranishëm në sallë të cilët u ngritën në këmbë, ndërkohë që kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, tha: U prehshin në paqe.

Por lidhur me këtë akt ka reaguar edhe ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi, që e konsideron një akt të turpshëm, duke ditur që kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, atë kohë ministër i brendshëm, akuzohet si urdhëruesi i 4 vrasjeve.

Reagimi i Albana Vokshit:

Swiss Digital Desktop Reklama

TURP të kërkosh një minutë heshtje për 4 dëshmorët e demokracisë nga ata që urdhëruan vrasjen e tyre!!!

Swiss Digital Mobile Reklama

Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, martirë të demokracisë, dhanë jetën e tyre për një Shqipëri të lirë pa komunista e ish sigurima, pa vrasës e pa urdhërues vrasjesh…

Ndaj është detyre e gjithësecilit prej nesh të cojme deri ne fund amanetin e tyre.

Image

2 prill shënoi një ndër revoltat më të mëdha popullore në vend. Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë.

Katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave ndaj forcave policore drejt turmës që protestonte. Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, sot martirë të demokracisë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?