Aleatët e Bashës takim me Kryeministrin Haradinaj, çfarë u diskutua

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur ditën e sotme në një takim aleatët e Partisë Demokratike.

Shefi i qeverisë së Kosovës thekson se bashkëpunimi mes partive të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë ka qenë i frytshëm në rrugën e shtetndërtimit. Ai ka shkruar në “Facebook” për këtë takim, ndërsa ka publikuar edhe fotot e takimit me aletatët e selisë blu.

Mes të tjerash, kryeministri Haradinaj thekson se në takim ka patur një bashkërendim të ideve, të cilat sipas tij, do t’i shërbejnë interesit dhe rrugës euroatlantike të të dyja shteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë në të gjitha etapat e shtetndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kontekst të këtij dialogu, prita sot në takim Kryetarët e partive opozitare, Fatmir Mediun, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule me të cilët u dakorduam se bashkërendimi i qëndrimeve është në interes të dy shteteve dhe qytetarëve tanë. Është gjithmonë kënaqësi të bisedojmë për tema të interesit të përbashkët, në të mirë të zhvillimit tonë të brendshëm dhe rrugës tonë euro-atlantike”,- shkruan ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?