Alibeaj nuk i ndal sulmet ndaj Berishës: Po çon demokratët të Partia e Lirisë që të forcojë Ilir Metën
Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, nuk kursen sulmet ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës në daljet e tij publike. Në një takim elektoral në Patos, Alibeaj tha se Berisha po i çon demokratët te Partia e Lirisë që të forcojë Ilir Metën dhe më pas ti lërë rrugëve.
“I intereson vetëm halli personal se në këtë proces ku është futur pak synime ka. Kërkon ta mbrojë kundër amerikanëve. Së dyti kërkon imunitet politik. Ne nuk kemi oligark nga mbrapa. Në shërbim të tyre janë vetëm Rama, Berisha, Meta. Opozita duhet të jetë e hapur ndaj njerëzve jo të rrijë me dorë në zemër, më thërret SPAK apo jo. Ne ofrojmë opozitë dhe nuk është pak. Këto janë sfida të mëdha në kohëra të vështira.
Shkojnë e futen në strofullën e Partisë së Lirisë. Si ka mundësi sot, në 2023, siç bëri dhe vjet më 6 mars, t’i marrë demokratët e t’i çojë tek shtëpia e Partisë së Lirisë. I harruan kaq shpejt lotët demokratët kur i hoqi nga puna qeveria e Ramës dhe Metës e i la rrugëve. I çon demokratët për të forcuar Ilir Metës që të bëjë pazar me Edi Ramën e më pas t’i lërë në rrugë”, tha Alibeaj.
KOHA JONË SONDAZH

