FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alibeaj prezanton kandidatin e tij në Sarandë: Sfida jonë të ngremë të djathtën reale!

Kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj nga Saranda ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie për këtë qytet Skënder Muçon. Për Alibeajn, pas zgjedhjeve lokale, sfidë është rinovimi i PD-së dhe ngritja e të djathtës reale.

“Saranda vuan nga korrupsioni i vazhdueshëm. Kemi zgjedhur një njeri të nderuar që e bën jetën e tij këtu. Do të jeni ju ata që do ta vlerësoni. Kjo është ajo që ne kemi bërë si zgjidhje. Sfida e parë që kemi është sfida e zgjedhjeve lokale, por për ne ka edhe një sfidë tjetër është sfida për të rinovuar PD-së. Tani është koha që bashkë me PD-në të ngremë të djathtën reale, që bazohet tek demokracia. Sot i vetmi ishull i pa korruptuar në Shqipëri është PD-ja”, tha Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?