FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alibeaj zbardh takimin me ambasadoren Kim: Përdorimi i administratës në zgjedhjet e 14 maji është shqetësues

Enkelejd Alibeaj është takuar këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Alibeaj ka reaguar nëpërmjet një statusi në Twitter ku është shprehur se biseda u fokusua më gjatë tek zgjedhjet vendore të 14 majit.

STATUSI:

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e SHBA në Tiranë prekem temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve. Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri.

Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetësime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale.

Në fund të bisedës e falenderova për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të zhvillimeve demokratike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?