Ambasada Amerikane i përgjigjet Sali Berishës: Për asnjë nuk është kthyer vendimi “non grata”!

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar shifrat e personave të shpallur non grata nga SHBA dhe thotë se për asnjë nuk është kthyer mbrapsht ky vendim, duke i kthyer përgjigje edhe Sali Berishës se nuk falet më.

Ish-kryeministri Berisha kërkoi në Kuvendin e 11 dhjetorit që DASH të rishikojë vendimin për shpalljen e tij “non grata”, ndërsa sot ambasada e SHBA nxjerr tabelën me numrin e të shpallurve “non grata”, duke u shprehur se për asnjërin prej tyre nuk është kthyer mbrapsht vendimi.

Teksa thekson se numri i personave të shpallur “non grata” nga Uashingtoni është mbi 200, ambasada amerikane shton se ka zero kërkesa faljeje për personat e shpallur “non grata” për korrupsion domethënës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?