Ambasada Amerikane, mesazh të fortë në prag të nisjes së Kuvendit të Berishës: Korrupsioni minon demokracinë

Vetëm pak çaste para nisjes së nisjes së Kuvendit të PD, thirrur nga ish-kryeministri Berisha, ambasada amerikane në Tiranë, ka publikuar në faqen e saj në facebook, mesazhe të lëshuara në samitin për demokracinë, mbajtur në SHBA.

Në shumë vende, shtyllat e demokracisë – liria për t’u mbledhur, liria e shprehjes, dhe liria për t’u organizuar – janë nën sulm nga qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar që përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike, të minojnë proceset demokratike dhe të gërryejnë besimin në parimet demokratike.

Demokracia i ka themelet në premisën se ajo mbështetet nga populli dhe për popullin, prandaj pjesëmarrja qytetare në Samitin për Demokracinë është kaq e rëndësishme”- shkruan ambasada.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?