Ambasadorët, takim me Lulzim Bashën në selinë e PD

Me situatën, thuajse kaotike, që është krijuar në Partinë Demokratike, mes Bashës e Berishës, ambasadorja e SHBA-së dhe disa ambasadorë të vendeve kryesore të BE kanë mbërritur në selinë e PD për të zhvilluar një takim me Lulzim Bashën, kryetar i shkarkuar nga Kuvendi i Berishës më 11 dhjetor.

Ambasdorët e SHBA-ve, të BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Anglisë janë pritur në selinë e PD nga nënkryetarja Jorida Tabaku dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Nuk bëhet e ditur nëse ky takim është bërë me kërkesë të ambasadorëve apo të Lulzim Bashës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?