Ambasadori Donald Lu: Kam kërkuar të zgjas mandatin tim në Shqipëri

Ambasadori Amerikan, Donald Lu i cili është vënë në qendër të vëmendjes mediatike sëfundmi për deklaratat e tij për 4 klanet dhe 20 familjet kriminale, ka deklaruar sot se ka kërkuar shtyrjen e mandatit të tij në Tiranë.

Pyetje: Ambasador Lu, në janar ju mbushni tre vjet në Shqipëri. A do të largoheni atëherë?
Përgjigje: Ka qenë një nder i madh për mua dhe familjen time që kemi qenë këtu në Shqipëri në këto dy vite e gjysmë. E kemi shijuar aq shumë mikpritjen shqiptare sa kam kërkuar të qëndroj edhe më gjatë në këtë vend të bukur. Kam në plan të largohem nga Shqipëria në verën e vitit 2018. Deri atëherë, kemi shumë më tepër për të bërë së bashku./news 24/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?