FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori gjerman në Tiranë: Reforma në Drejtësi është e rëndësishme, por duhen edhe masa të tjera

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, mori pjesë këtë të mërkurë në Konferencën e Kombëtare të Antikorrupsionit, që po mbahet prej dy ditësh në pallatin e Kongreseve.

Në fjalën e tij përballë, ambasadori e vuri theksin te Reforma në Drejtësi, të cilën e cilësoi si një mjet të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, por theksoi se ajo duhet të kombinohet dhe me masa të tjera.

Është një mbledhje e ekspertizës së rëndësishme dhe korrupsioni ka qenë fjala kryesore e kësaj konference. Dhe ne kemi parë çfarë përpjekjesh ka bërë Shqipëria në këtë fushë. Reforma Në Drejtësi është e rëndësishme. Kjo reformë ka patur një ndikim në të gjitha fushat e jetës dhe sigurisht edhe mbi ekonominë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një mjet për luftimin e korrupsionit, por duhet të alternohet dhe me masat të tjera. Përhapja rrënjësore e teknologjisë digjitale është një prej ndryshimeve më të mëdha që ne po përballemi, unë besoj se e ardhmja e demokracisë do të jetë e formësuar nga teknologjitë digjitale. Por nuk duhet të jemi kaq naiv që digjitalizimi bën korrupsionin, apo evente të tjera të ngjashme. Unë them se këto fenomene janë dinamike dhe lëvizin, prandaj mendoj se duhet të mbajmë ritmin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Digjitalizimi mund të jetë shtysë për të rritur transporencën dhe për të luftuar korrupsionin. Digjitalizmi duhet të jetë prioritet në vitet në vijim si në Shqipëri ashtu edhe në Gjermani”, tha Zingraf.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?