Ambasadori i Austrisë: Shqipërinë duam ta shohim në BE
Mesazhe të qarta dhe të drejtëpërdrejta për klasen politike ka lëshuar ambasadori në ikje i Austrisë Thomas Schnoll. Ai theksoi rëndësine e gjuhës së mirëkuptimit duke lënë pas ndasitë politike, pasi ka momente kur interesat kombetare janë mbi cdo interes tjetër.
Thomas Schnoll: Do doja të shfrytëzoja këtë aktivitet për të përcjellë një mesazh politik sot festojmë ditën e pavarësisë. Kjo ndodhi vetëm sepse forcat tona politike u morën vesh, lanë mënjanë diferencat politike dhe nënshkruan aktin e pavarësisë. Ka moment në historinë e çdo kombi ku forcat politike duhet të harrojnë interesat e tyre dhe mbi të gjitha të vënë interesat kombëtare. Ne jemi miq të Shqipërisë e austriakët duan që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së.
Mbi të gjitha tha Thomas Schnoll Shqipëria duhet të përmbushë kriteret e kërkuara, ndëra BE duhet të mbajë premtimet e veta.
Thomas Schnoll: Procesi i integrimit kërkon shumë nga të dy palët, nga BE por dhe nga Shqipëria. Nga BE ne duhet të mbajmë premtimet nga ana tjetër Shqipëria duhet të përmbushë kriteret.
Të rëndësishëm për vendin e quan dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi. Kjo e fundit sipas Schnoll ka shumë probleme që duhen zgjidhur dhe vendi nuk duhet të deshtojë në këtë reformë.
Deklaratat ambasadori Austrisë i bëri gjatë festës kombetare të Austrisë në Shkoder./ Ora
KOHA JONË SONDAZH

