Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci: Opozita të bashkohet, por jo protesta me kaos…
Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci ka dhënë mesazh nga Shkodra. Ai tha ndër të tjera: “Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje të rëndësishme pasi zgjedhin drejtuesit e 61 bashkive. Do të doja që me 14 maj politikanët të mundohen që t’i ofrojnë zgjidhje qytetarëve. Do të dëshiroja që me 14 maj, politikanët të ofrojnë alternativa për banorët.
Qëndrimi im është që edhe opozita të mbushë boshllëkun e krijuar, sepse në demokraci një mazhorancë ka nevojë për një opozite, opozita është e fortë nëse është e bashkuar, por këshilla ime si përfaqësues i Italisë, është që opozita duhet te jetë e fortë dhe e bashkuar që në parlament të bëjë një opozitë serioze mbi gjëra konkrete dhe jo vetëm kaos, kjo nuk i shërben askujt, as mazhorancës”, tha ambasadori Bucci.