Ambasadori Lu: Lufta e korrupsionit në nivele të larta nis nga vettingu
Ambasadori i SHBA-së thotë se luftën kundër korrupsionit nuk mund ta bëjnë të huajt por vetë shqiptarët dhe kjo nis me vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Donald Lu: Gjatë tre ditëve të konferencës keni dëgjuar si është luftuar korrupsioni në Rumani, Kroaci dhe në SHBA. Në secilën prej këtyre rasteve nuk u luftua nga të huajt por nga prokurorë, policë dhe gazetarë e gjyqtarë me kurajo të tre vendeve kjo nuk u arrit nga të huajt dhe sigurisht nuk u arrit nga politikanët.
Prandaj pyetja është si do luftohet korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri? Kjo nis me vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve në fillim të vitit të ardhshëm”

/Oranews
KOHA JONË SONDAZH

