FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadori Lu takon Veliajn, por nuk i reziston dot biçikletës Mobike

Një nga tifozët më të zjarrtë të biçikletave Mobike në kryeqytet, është edhe Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu. Gjatë një takimi me kryebashkiakun Veliaj në zyrën e këtij të fundit, diplomati amerikan ka hipur në biçikletën Mobike, e cila është një prej mijëra biçikletave që qarkullojnë tashmë çdo ditë në rrugët e kryeqytetit.

“Don mbi rrota. Hej @MobikeAL – Shikoni kush është tjetër tifoz në @USEmbassyTirana! Një aplikacion MOBIKE që punon njësoj për të marrë drejtues edhe nëse jeni në Kaliforni, Uashington ose Tiranë – sistemi i vërtetë i biçikletave të bike -share në telefonin tuaj”, shkruan Veliaj.

Tirana është qyteti i parë në Ballkan që ka sjellë sistemin e biçikletave pa stacion “Smart Bike Share”. Ashtu sikurse në shumë qytete të mëdha të botës, si Parisi apo Firence, sistemi i biçikletave pa stacion, është kthyer në një trend edhe për mijëra të rinj shqiptarë, të cilët gjithnjë e më shumë preferojnë këtë lloj transporti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?