Ambasadori rumun: Sulejman Demollari, kontribut të jashtëzakonshëm për Shqipërinë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi sot Sulejman Demollarit Titullin “Mjeshtër i Madh”. Në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë për sportistin e njohur ishte i pranishëm dhe Ambasadori i Rumanisë në Tiranë, Mircea Perpelea. Një pjesë e karrierës së Demollarit është zhvilluar në Rumani dhe diplomati romun vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të futbollit në prezantimin e Shqipërisë në Rumani.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori rumun, Mircea Perpelea, duke përshëndetur ceremoninë, theksoi: “Jam pothuajse aq i emocionuar sa edhe zoti Demollari, sepse është një moment jashtëzakonisht shumë i bukur të cilin po e përjetoj edhe unë tani kur flitet për gjëra dhe fakte shumë të bukura, miqësi dhe njerëz të jashtëzakonshëm.

Për miqësinë mes Shqipërisë dhe Rumanisë, zoti Demollari ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, për emrin e mirë dhe shumë të respektuar të Shqipërisë. Kam qenë në disa ndeshje ku ka luajtur zoti Demollari. Më ka bërë shumë përshtypje që emri i tij edhe sot e kësaj dite gëzon një jehonë pozitive në Rumani dhe të gjithë e kujtojnë me respekt, këtë ambasador të vërtetë të Shqipërisë në Rumani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Nganjëherë sportistët janë ambasadorë më të mirë se sa ne, dhe zoti Demollari këtë gjë e ka bërë me sukses, me dinjitet dhe me respekt të madh për shtetin e tij të origjinës.

E falënderoj zotin Demollari për atë që ka bërë në drejtim të forcimit të miqësisë mes Shqipërisë dhe Rumanisë. Spektatorët dhe tifozët rumunë e kujtojnë me respekt dhe për mua personalisht është një model, i cili u jepet sportistëve të tjerë në vijim.

Dua të falënderoj edhe Zotin President, sepse me një mençuri të madhe e kupton në mënyrë tepër të qartë dhe fort mirë imazhin që transmeton një sportist! Dhe unë nga ana ime do të përpiqem të bëj gjithçka që mundem për t’i afruar edhe më shumë të dyja vendet me dëshirën që në një kohë sa më të afërt Shqipëria të jetë pjesë e ekipit të vendeve të Bashkimit Evropian.”, – u shpreh ambasadori i Rumanisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?