FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasadorja Hohmnn: S’ka anëtarësim në BE pa reformë të suksesshme në drejtësi

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, ka dhënë mesazhin e qartë, se nuk ka anëtarësim në BE pa një reformë të suksesshme të sistemit të drejtësisë.

Mesazhi i BE është i qartë, nuk ka anëtarësim në BE pa reformë të suksesshme të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Institucionet gjyqësore kanë ecur përpara ndër vite. Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por ky rrugëtim nuk ka përfunduar. Ne qëndrojmë në një moment kritik të këtij rrugëtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Institucionet kyçe të drejtësisë janë krijuar, reforma po zë rrënjë, por duhet të zërë rrënjë të thella. Do të duhet të tregojë se është e fortë për t’u bërë ballë apo për t’i rezistuar çdo lloj influence të paduhur dhe për këtë kërkohet transparencë, integritet dhe cilësi më i mirë e drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Procesi i vettingut vazhdon të ecë përpara. Por pasi të përfundojë vettingu, KLP dhe KLGJ do të duhet ë ruajnë trashëgiminë e vettingut.

Gjyqtarët dhe prokurorët emërohen për të ofruar drejtësi të mirë dhe cilësore. Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar dhe kjo vlen edhe sot”, u shpreh ambasadorja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?