Ambasadorja Kim në 30-vjetorin e themelimit të GJK: Keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve. Tani ndaloni!

Ambasadorja Yuri Kim dhënë një mesazh të fortë në aktivitetin e organizuar me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese është një gur themeli. Reformat e ndërmarra në 20016 ishin të rëndësishme. Gjykata Kushtetuese e ka zhvilluar punën mbi kriteret që aspirojnë për këtë gjykatë. SHBA është krenare. Që nga procesi i vettingut deri te zgjedhja e anëtareve. Presim me padurim që gjykata të ketë gjykatës të kualifikuar. Nuk është e lehtë, por është duke bërë progres. Është duke dhënë rezultate. Ata që kundërshtojnë këtë progres, ata të cilët do të donin ta kthenin Shqipërinë në të shkuarën në kohën kur prokurorët dhe gjykatësit mund të kërcënoheshin, në një kohë kur qytetarët shqiptarë nuk besonin se ekzistonte drejtësia në gjykata. S’kishin paratë dhe lidhjet. Për ata që duan ta kthejnë Shqipërinë pas, kthejeni! Por kjo shkakton vuajtje për njerëzit. Unë ju them ndalni. Koha për të bërë telefonata, për të dërguar emisarë, dhurata, kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga një e shkuar, për të premtuar dhurata, formojnë baza për një sekret tjetër të errët. Kjo kohë ka përfunduar. Keni mbushur xhepat, tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Ndaloni! Qytetarët shqiptarë duhet të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëri, se ka një të ardhme më të ndritur. Ka dënim për ata që kryejnë krime, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Këtë duhet të bëjë çdo gjykatë, çdo prokuror duhet ta bëjë. Ndaloni që të keni frikë nga këto kërcënime. Bëni punën tuaj. Lejoni që qytetarët shqiptarë të besojnë“, tha Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?