Ambasadorja në SHBA: Takimet sipas axhendës, të tjerat mi sajuan

 

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli Faber, ka replikuar me ish-Kryeministrin Berisha, që në Facebook ka shkruar dje se “ambasadorja e Shqipërisë në Uashington, kushurira e Ditëzi Bushatit, e lidhur me krimin, darkon me kriminelë”.

Luli Faber ka sqaruar nëpërmjet medias se ka respektuar me rigorozitet axhendën, ku kishte vetëm dy takime dhe se, njerëz të Berishës, që kishin probleme me drejtësinë amerikane, ishin përpjekur të sajonin takime të tjera me praninë e medias, jashtë programit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadorja publikon edhe emrat e personave që ngritën akuzat ndaj saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë isha në Uashington për të takuar Konsullin e Nderit, z. Ekrem Bardha, – është shprehur Faber për “Temën”. – Po ashtu, isha ftuar në 25-vjetorin e Ligës Shqiptaro-Amerikane, që korrespondoi me 75-vjetorin e z. Dioguardi dhe 65-vjetorin e zonjës së tij Shirley.

U nisëm në Detroit fundjavën e kaluar. Ndenjëm në një hotel shumë modest afër aeroportit, që kishte flamurin shqiptar në oborr.

Ndërkohë, ideja ishte për ndonjë takim, kafe, me disa shqiptarë që kanë vizituar shpesh Uashingtonin ose ndonjë organizatë tjetër që e kishte dëshirë.

Ishte sqaruar që çdo takim ishte kortezie, miqësore dhe thjesht njohje, në kuptimin, asgjë publike.

Axhenda e vizitës në Detroit ishte vetëm me këto të dyja, takimi me Ekrem Bardhan dhe 25-vjetori i Ligës Shqiptaro-Amerikane.

Çdo përpjekje tjetër ishte manipulim dhe presion për axhendën që tani është dukshëm që ishte e përcaktuar”.

Personi që i shkruan letrën, Sali Berishës, është Eduart Aliko, ish-zyrtar i tij, dikur doganier e më pas drejtues i Gjendjes Civile me origjinë nga Lazarati.

Ato që bënë zhurmë dhe që gjoja, paskërkan përgatitur një takim dhe kanë ftuar njerëz dhe media, kanë përgatitur dhe një ambient mbledhjesh, në të ashtuquajturin Imperial House, janë Dede Beleshi dhe Ndue Ftoni, persona me probleme me drejtësinë amerikane. Ja çfarë informacioni publik ka për ta.

Pra e vërteta është në anën e kundërt. Njerëzit e Berishës që kishin sajuar një takim për të prodhuar lajm, janë ata që kanë probleme me drejtësinë”,- përfundon Luli Faber.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?