Ambasadorja Yuri Kim: Nuk do të lejohet pandëshkueshmëria e politikës në Shqipëri
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, deklaron se nuk do të lejohet më pandëshkueshmëria e politikës në Shqipëri.
Kim thotë se mënyra e vetme për të luftuar krimin është që institucionet të jenë të pavarura, ndërsa shton se vendi ynë ka punuar në luftën kundër krimit, por ka ende shumë punë për të bërë.
“Njerëzit e ndershëm dhe punëtorë shkurajohen kur shohin se krimi i organizuar nuk kontrollohet. E ardhmja e ndritur e Shqipërisë mbështetet tek qytetari i zakonshëm që beson se sistemi nuk është i ndërtuar kundër tyre. E vetmja mënyrë për të luftuar krimin korrupsionin është të kemi institucione të pavarura. Policia, prokurorët gjyqtarët dhe politikanët duhet t’i rezistojnë korrupsionit. Në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar deri tek arrestimi i politikanëve ka arritur shumë. Ky është vetëm fillimi, në po shohim një epokë të re. Ekziston ndjesia se pandëshkueshmëria mundet. Shqipëria është një rrugë kyçe në trafikun e drogës dhe trafikun e qenieve njerëzore. Sipas UNODC rreth 60-65 tonë heroinë kontrabandohen në rajon në vit, kjo nuk është vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Numri i emigrantëve të paligjshëm gjithashtu është rritur. Me rritjen e trafikimit të qenies njerëzore ka edhe rrezik. Krimi i dhunshëm shpesh lidhet me krimin e organizuar. Unë kam parë se çfarë mund të bëjë Shqipëria dhe udhëheqësit shqiptarë kur e ndajnë mendjen për të luftuar”, deklaroi Kim gjatë një konference ditën e sotme.
KOHA JONË SONDAZH

