Analistët: BE-ja duhet të shpejtojë procesin e zgjerimit në Ballkan

Disa vende të tjera po kërkojnë anëtarësimin në BE dhe kritikët thonë se Brukseli duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit për t’iu kundërvënë ndërhyrjeve nga Rusia dhe Kina.

Maqedonia e Veriut mori statusin e vendit kandidat 17 vjet më parë, por procesi i integrimit të saj u bllokua nga Bullgaria për shkak të mosmarrëveshjeve rreth historisë dhe gjuhës. Ligjvënësit bullgarë votuan të premten për t’i dhënë fund vetos, nëse Maqedonia e Veriut i plotëson disa kushte.

Bosnja dhe Kosova gjithashtu dëshirojnë të anëtarësohen në BE, por për shkak të krizave politike Brukseli nuk u ka dhënë atyre statusin e vendit kandidatë. Kritikët thonë se kjo është një dritëshkurtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse vendet që dëshirojnë të anëtarësohen në BE përballen me vonesa, ato do të riorientojnë politikat e tyre dhe më pas do të kemi një rritje të ndikimit rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor që do të krijonte probleme brenda vetë BE-së”, thotë Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Rusia tha se dhënia e statusit të vendit kandidatë nga BE-ja për Ukrainën nuk do të përbënte kërcënim, por akuzoi Perëndimin se po kërkon luftë.

“Në prag të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Hitleri mblodhi rreth vetes shumicën e vendeve Evropiane. Tani BE-ja dhe NATO po mbledhin të njëjtin koalicion modern për të luftuar, për një luftë me Federatën Ruse”, tha Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov.

NATO-ja dhe BE-ja thonë se nuk po kërkojnë të futen në luftë me Rusinë dhe kanë akuzuar Moskën për prishjen e paqes prej disa dekadash në Evropë, me sulmin e paprovokuar kundër Ukrainës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?