Analisti i njohur Afrim Krasniqi: Reforma në Drejtësi jo si imponim i SHBA, por si nevojë shqiptare
Politikë E Diel, 27 Shkurt 2022 17:46
Vetingu është një reformë pozitive, tha për BIRN Afrim Krasniqi i Institutit për Studime Politike, ISP, në Shqipëri.
Ai argumentoi se reforma në drejtësi në Shqipëri ka hasur vonesa dhe probleme, por është ende reforma më e rëndësishme në vend në tre dekadat e fundit. “Mësimet thelbësore të nxjerra nga eksperimenti në Shqipëri janë se reforma e thellë kërkon mbështetje të fortë politike dhe burimesh njerëzore, gjë që reformës në drejtësi i ka munguar në Shqipëri”, tha ai për BIRN.
Ai argumentoi gjithashtu se reforma ka siguruar një derë dalje nga sistemi, por jo një derë hyrjeje në të, duke shkaktuar boshllëqe të konsiderueshme në personel në të gjithë gjykatat dhe prokurorinë. Krasniqi tha se procesi i vetingut duhet të ndiqte të njëjtat standarde për të gjitha rastet dhe në të gjitha fazat. Në Shqipëri, shtoi ai, shkarkimet janë bërë vetëm në një nga tre komponentët, pa hetime dhe vlerësimin e duhur të dy komponentëve të tjerë.
“Një reformë e tillë kritike nuk duhet parë si një imponim nga SHBA-ja dhe BE-ja, por si një nevojë thelbësore për zhvillim nga brenda Shqipërisë”, shtoi ai.
KOHA JONË SONDAZH