Anëtarët e Kushtetueses/ “Venecia” pranon kërkesën e Metës: Shqyrtimi në mars, bashkë me pyetjet e Kuvendit
Komisioni i Venecias, ka konfirmuar zyrtarisht se ka pranuar kërkesën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për dhënien e një opinioni për veprimtarinë antikushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetarit të KED-së, Ardian Dvorani në procesin e emërimit të dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.
Mësohet se kërkesa e Presidentit Meta, do të shqyrtohet bashkarisht me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, në muajin mars.
Më poshtë zbardhet lista e pyetjeve tëPresidentit Meta, drejtuar Komisionit të Venecias, dhënia e përgjigjeve të së cilave do të faktonte antikushtetushmërinë e gjithë veprimeve të kryera nga Kuvendi.
PYETJET PËR TË CILAT PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË KËRKON OPINION NGA KOMISIONI I VENECIAS
I. MBI ZGJERIMIN E OBJEKTIT TË KOMISIONIT HETIMOR NGA KUVENDI MONO-PARTIAK
Në Opinionin No. 959 / 2019 CDL-AD (2019) 019, Komisioni i Venecias vërente se: “78. Në kohën e përgatitjes së këtij opinioni, Komisioni i posaçëm hetimor ishte ngritur, por nuk kishte hartuar ende raportin e tij, duke shprehur dëshirën për të marrë në konsideratë Opinonin e Komisionit të Venecias.”
– A i shërben uljes apo rritjes së tensioneve?
II. GJYKATA KUSHTETUESE
Gjykata Kushtetuese qëndron në krye të piramidës së institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.
Në opinionin e ndërmjetëm, No. 824 / 2015 CDL-AD (2015)045, paragrafët 23 dhe 24, dhe Opinionin final No. 824/2015 CDL-AD(2016)009, paragrafët 36, 37, 39, mbi amendamentet kushtetuese për gjyqësorin, Komisioni i Venecias paralajmëroi mbi rreziqet në kushtet kur:
Komisioni i Venecias kërkoi rregulla të qarta për tranzicionin gradual të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë përcaktimin eksplicit të institucioneve të emërtesës dhe modus operandi(radhës që përcakton Kushtetuta), në mënyrë që kjo gjykatë të mos kapet politikisht nga partia në pushtet.
III. MBI VEPRIMTARINË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
IV. MBI VEPRIMTARINË E KUVENDIT TË SHQIPËRISË
Pas shqyrtimit me vëmendjen e duhur të Opinionit tuaj të paraqitur me nr. CDL-AD (2016) 009, në faqen 9 të tij, citojmë: “Në përvojën Kushtetuese Evropiane, zgjedhja nga parlamenti e gjyqtarëve kushtetues shpesh mbështetet nga kërkesa për shumicë të cilësuar me qëllim që të sigurohet një zgjedhje e përbashkët me mbështetjen pluraliste të partive politike dhe jo vetëm nga shumica.” Duke mbajtur në konsideratë këtë vlerësim:
V. MBI EMËRIMET NË GJYKATËN KUSHTETUESE TË REALIZUARA NGA KUVENDI I SHQIPËRISË
VI. MBI VEPRIMTARINË E KËSHILLIT TË EMËRIMEVE NË DREJTËSI (KED)
Këto shkelje ilustrohen qartë në dy spotet që Istitucioni i Presidentit të Republikës ka publikuar:
http://president.al/spoti-pare-ne-mbrojtje-te-kushtetutes-dhe-integritetit-te-gjykates-kushtetuese/;
http://president.al/spoti-dyte-ne-mbrojtje-te-kushtetutes-dhe-integritetit-te-gjykates-kushtetuese/
A e cënoi integritetin e procesit të përzgjedhjes së kandidaturave për Gjykatën Kushtetuese?
Cila dispozitë kushtetuese parashikon që një organ emërtese mund të emërojë disa gjyqtarë kushtetues njëkohësisht?
Cili do të ishte efekti i Opinionit të Komisionit të Venecias, përkundrejt hetimit dhe gjykimit të këtyre çështjeve?
Në përfundim të këtij informacioni të plotë mbi çështjen, si dhe pyetjeve të parashtruara më sipër, lutemi gjeni bashkëlidhur dokumentacionin shoqërues dhe listën e provave të renditura në mënyrë kronologjike.
Duke ju siguruar për konsideratën më të lartë,
Sinqerisht,
Ilir Meta