Angelo Massafra: Për situatën në Shqipëri nuk mund të fajësohet gjithmonë komunizmi

Në një kohë kur opozita dhe qeveria akuzojnë njëra-tjetrën për akte të dhunshme në protestat e fundit, arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra gjatë meshës së shenjtë për Pashkën i bëri thirrje gjithë shoqërisë dhe politikës që të shmanget dhuna dhe kushdo të marrë përgjegjësitë e veta.

Arqipeshkëvi monsinjor Massafra duke predikuar para besimtarëve i dha mesazhin e qartë të gjitha palëve politike se për situatën në Shqipëri nuk mund të fajësohet gjithmonë komunizmi.

Arqipeshkëvi tha se asgjë nuk është e pamundur dhe fenomenet negative si droga, korrupsioni dhe të tjera me ndihmën e Zotit mund të eliminohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptarët mund t’ia dalin tha monsinjor Massafra por jo në mënyrë të menjëhershme por me djersë dhe sakrificë hap pas hapi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në meshën e shenjtë të Pashkës në katedralen “Shën Shtjefni”  ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm besimtarësh të cilët morën mesazhet e drejtpërdrejta të arqipeshkëvit Massafra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?