Anila Denaj: Bashkia Sarandë, stendë në panairin “Tourism and Travel Show Albania”

Bashkia Sarandë do të prezantohet në datat 12-13 shkurt, me stendën e saj në panairin “Tourism and Travel Show Albania”, i cili do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Lajmin e dha ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e cila u shpreh se, “ky event do të bëjë së bashku biznese turistike, organizata dhe institucionet publike nga fusha e turizmit, për të promovuar shërbimet e tyre për këtë sektor vital për vendin”.
“Bizneset turistike që duan të përfaqësohen në këtë panair, duhet të dorëzojnë materialet promocionale pranë Zyrës së Informacionit Turistik të Bashkisë Sarandë deri më 31 janar 2025”, theksoi Denaj, e cila ftoi binzeset qe të mos humbasin mundësinë për të qenë pjesë e këtij eventi. /j.p/