Ankesa ndaj qeverisë? Ja si mund t’i bëni online (VIDEO)
Për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e platformës së bashkëqeverisjes, e prezantuar pak ditë më parë nga kryeministri Rama, më poshtë është një video sqaruese mbi regjistrimin në portalin www.shqiperiaqeduam.al. Videon e ka postuar këtë mëngjes kryeministri në faqen e tij në Facebook, ku shkruan se me anë të kësaj platforme, qytetarët mund “të fusin mik” direkt qeverinë për të zgjidhur problemeve e tyre.
“Ju uroj një ditë të mbarë me këtë demonstrim të thjeshtë se si çdo anëtar i regjistruar i koalicionit qeverisës me qytetarët, mund të përdorë dritaren e ankesave për të çuar fjalën e saj apo të tij “lart në qeveri” për çdo politikë të caktuar, reformë a projektligj, për çdo problem në komunitet apo në familje dhe pa diskutim për çdo sjellje abuzive apo çdo marrëdhënie të vështirë mes qytetarit dhe institucioneve, duke “futur mik” direkt qeverinë”, shkruan Rama.
Në portalin www.shqiperiaqeduam.al gjenden edhe video të tjera sqaruese mbi mënyrën se si mund të bëhet një ankesë. Është konceptuar që ankesat të bëhen si nga individë ashtu edhe nga biznese, ndërsa ofrohet edhe mundësia e ngarkimit të dokumenteve të ndryshme që qytetarët mund t’i paraqesin si prova. Një strukturë e posaçme është krijuar në kryeministri për të ndjekur çdo problem e më pas për t’i dhënë zgjidhje.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155209060246523/
KOHA JONË SONDAZH

