FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ankimi në KAS, Alibeaj kërkon emrin e Metës në fletën e votimit

Enkelejd Alibeaj kërkon me çdo kush emrin e Ilir Metës në fletën e votimit që do kenë në duar qytetarët kur të votojnë në 14 maj.

Përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa ka depozituar në KAS një ankimin ndaj vendimit të Celibashit për fletën e Votimit. Komisioneri vendosi që për rastin e dy koalicioneve të mos shënohet emri i kryetarit të partisë që kryesuese e koalicionit, por të lihet bosh.

Këtë vendim të Celibashit, Sefa e cilëson si vijim “të qokave që Celibashi po bën ndaj Metës dhe Berishës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, shembulli nga zgjedhjet e fundit të 25 prillit është i qartë, që edhe kur në zgjedhje garon një koalicion, në fletën e votimit, përkrah emrit të koalicionit vendoset emri i kryetarit të partisë që udhëheq koalicionin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?