Apeli i Presidentit: Të ndalojmë largimin e të rinjve nga Shqipëria
Kreu i shtetit ka shprehur sot shqetësimin për largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria. Në 10-vjetorin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta u shpreh se është detyrë e institucioneve shtetërore që të krijojnë kushtet për të rinjtë dhe studentët që të shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri.
“Jam shumë i shqetësuar nga fakti që pjesa dërrmuese e të rinjve tanë, veçanërisht studentët, ende dëshirojnë të largohen nga vendi. Ne duhet ta dekurajojmë si shoqëri largimin e trurit dhe të forcave të reja më krijuese të shoqërisë, duke u ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune. Ndaj sot, në 10-vjetorin e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë urova me gjithë zemër që ky institucion arsimor të përmbushë me sukses këtë mision fisnik dhe të vështirë! Me këtë rast pata kënaqësinë të vlerësoja me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, tre pedagogë dhe shkencëtarë të spikatur, Aristotel Pano, Ksenofon Krisafi dhe Gudar Beqiraj.”,- shkruan kreu i shtetit në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

