Arben Ahmetaj flet për dixhatilizimin e Kadastrës: Do çlirojmë qytetarët nga zinxhirët e burokracisë
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj gjatë takimit të mbajtur mbi “Dixhitalizimin e Kadastrës”, foli në lidhje me lehtësimet burokratike që do të kenë qytetarët, fal avancimit të teknologjisë së informacionit.
Ahmetaj u shpreh se Dixhitalizimi i Kadastrës është një projekt, i cili synon që qytetarët të kenë shkresën e pronës së tyre me një klikim në telefon.
Sipas zëvendëskryeministrit, aktualisht janë të dixhitalizuar 700 mijë prona dhe pritet që brenda dy viteve ky numër të shkojë në 4 milionë.
“Duhet ta pranojmë se shumë është bërë në teknologjinë e informacionit. 95% e shërbimeve janë online. Kur e nisëm këtë punë kishte shumë skeptikë që thoshin jo nuk bëhet, jo shqiptarët duhet të presin te dritarja e zyrës ta shohin punonjësin në sy, të prekin letrën, por ja ku jemi sot. Kultura e shoqërisë po shkon te lehtësimi i jetës së tyre përmes digjitalizimit. Kemi shumë punë për të bërë, do bëhet në dy faza, në vitin 2022 do marrim gjithë vijën e bregdetit dhe do ta dixhitalizojmë të gjithë arkivë e asaj pjese, gjithashtu paralel po bëhet përmirësimi I sistemit që të kalojmë nga 700 mijë prona të kalojmë në 1 milion e 700 mijë dhe brenda dy viteve të kalojmë në 4 milionë prona”, tha Ahmetaj.
KOHA JONË SONDAZH

