Arben Ahmetaj: Në 2-vjetorin e një agimi të trishtë që tronditi vendin në themele, ia dolëm të ringrihemi më të fortë

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj kujton tërmetin e 26 nëntorit 2019. Në mesazhin e tij në Facebook, Ahmetaj shkruan: 

Në 2-vjetorin e një agimi te trishtë që tronditi vendin në themele, mori jetë dhe la gjurmë të thella në mendjet, zemrat dhe kujtesën e të gjithëve ne, mendimi i parë shkon për ata që fatkeqësisht nuk janë më

Një falenderim nga ana tjetër për solidaritetin, humanizmin dhe kontributin e cilitdo u angazhua në këtë proces, ekipet e kërkim-shpëtimit, mjekë e infermierë, policë e forcat e mbrojtjes, ekipet e konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve vendas e të huaj, sipërmarrësit e hoteleri-turizmit që ofruan një strehë të ngrohtë për familjet e prekura, donatorëve të vendit, diasporës apo fqinjëve e partnerëve të Shqipërisë, çdo punonjësi të angazhuar me rindërtimin, çdo punëtori në mbi 3 mijë kantierë të hapur në 11 bashki.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot secili ka një arsye për t’u ndier krenar. Ia dolëm të ringrihemi më të fortë, të rindërtojmë më mirë, më sigurt, më bukur dhe mbi të gjitha Falas!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ia dolëm, për çdo shtëpi, pallat, lagje, çerdhe, kopësht e shkollë të re, qendër shëndetësore, për çdo km rruge dhe infrastrukturë të re, e nuk do të ndalemi deri sa vitin e ardhshëm të kemi fshirë edhe gjurmët e fundit të tërmetit.

Me mbi 11 mijë apartamente e mbi 4 mijë shtëpi individuale të reja, mbi 37 mijë banesa të rikonstruktuara me grante cash, 168 shkolla, kopshte e çerdhe e 28 kantierë të infrastrukturës moderne në lagjet e reja, Rindërtimi është një program unik zhvillimi urban, ekonomik e social, që mbi të gjitha prek familjet më të varfëra dhe ata më në nevojë, shprehja më kuptimplotë e vëmendjes dhe përgjegjshmërisë së një qeverie ndaj njerëzve të vet dhe padyshim, krenaria ime më e madhe profesionale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?