FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arben Ristani: Kushtetuesja e kapur, u bë palë me qeverinë

Ish-kryetari i KQZ, juristi dhe politikani Arben Ristani ka folur lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetues për çështjen e 30 Qershorit si edhe opinionin e Venecias.

I pyetur mbi mungesën e pyetjes së ankimuesit të çështjes në pyetjet e dërguara nga Kushtetuesja për Venecian, Ristani për “Standard” tha se pyetjet nuk kane shkuar te konsultuara me anetaret e gjykates, por vetem nga relatorja e ceshtjes dhe Kryetarja e Gjykates. “Kjo perben nje shkelje te ligjit dhe nje hile te rendomte, e cila le te kuptohet, jo vetem qe ceshtja nuk eshte zgjidhur me drejtesi, por qe eshte favorizuar dukshem njera pale e procesit, duke lene te kuptohet kapja e gjykates.”

Nga ana tjetër Ristani thekson se e gjithë kjo çështje ngre një pikëpyetje të madhe edhe për faktin se pse Partia Demokratike nuk u investua fare në këtë debat, duke mos e çuar çështjen në gjykatë. “Kjo pyetje e fundit, besoj, e ka pergjigjen ne ate qe po ndodh aktualisht ne PD.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Si e gjykoni faktin që Gjykata Kushtetuese në pyetjet e derguara për Komisionin e Venecias, nuk parashtroi pyetjen e ankimuesit, pra të shoqatës se bashkive?

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata Kushtetuese, në përfundim të seancës se saj plenare u tërhoq në dhomën e këshillimit dhe vendosi të pezullojë shqyrtimin e çështjes dhe t`i drejtohet Komisionit të Venecias, si organ këshillimor i specializuar, për dhënien e një opinioni në lidhje me standardet dhe parimet që duhet të merren në konsideratë në çështjen në shqyrtim. Për këtë qëllim Gjykata u njohu edhe palëve në gjykim të drejtën për të propozuar pyetje, duke përcaktuar afatin për paraqitjen e tyre.

Mbi këtë bazë Shoqata e Bashkive i drejtoi këtë pyetje Gjykatës Kushtetuese, per Komisionin e Venecias.

A është Dekreti i Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe ai për anulimin e saj, një akt me karakter të përgjithshëm ose akt normativ kushtetues apo është një akt administrativ nënligjor individual dhe në çdo rast, a mund të refuzohej zbatimi i tyre nga KQZ sikurse ka ndodhur, apo duhej që këto dekrete t’ju nënshtroheshin vlerësimit mbi kushtetushmërinë vetëm nga Gjykata Kushtetuese mbi bazën e kërkimeve të subjekteve që kishin pretendime në përputhje me kriteret kushtetuese për vënien në lëvizje të kësaj gjykate”?

Kjo pyetje e cila është thelbësore për konfliktin e krijuar dhe për të krijuar një precedent për të ardhmen, nuk u dërgua për përgjigje në Komisionin e Venecias.

Për më tepër, mund t’ju them dhe si media mund ta verifikoni, se pyetjet e drejtuara Komisionit të Venecias, nuk kanë shkuar të konsultuara me anëtarët e gjykatës, por vetëm nga relatorja e çështjes dhe Kryetarja e Gjykatës.

Kjo përbën një shkelje të ligjit dhe një hile të rëndomtë, e cila le të kuptohet, jo vetëm që çështja nuk është zgjidhur me drejtësi, por që është favorizuar dukshëm njëra palë e procesit, duke lënë të kuptohet kapja e gjykatës.

Në këtë konkluzion mund të dalësh edhe duke patur parasysh, se pyetja e Komisionit të Venecias, për kompetencën e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlefshmërinë ose jo të zgjedhjeve, është një pyetje për studentë dhe jo për gjykatën kushtetuese.

A nuk duhej që për një çështje të tillë, Kushtetuesja të merrte vetë përgjegjësitë mbi supe e mos t’i drejtohej Venecias, duke dhënë kështu një vendim që mund t’i jepte fund një herë e përgjithmonë debatit që mund të lindë sërish mes institucioneve përgjegjëse?

Si theksova edhe më sipër, çështjet e kompetencës ose jo të gjykatës për zgjidhjen e një çështje të caktuar, apo përcaktimi i prevalencës së një parimi kushtetues mbi tjetrin, janë çështje elementare për një gjykatë të rangut superior si është Gjykata kushtetuese e një vendi.

Sigurisht që ajo mund ta merrte vetë vendimin për të gjitha çështjet e ngritura.

Cështja e kompetences madje mund te ishte zgjidhur edhe pa dalë në seancë plenare.

E gjitha kjo që ka ndodhur, le dyshime për kapjen e gjykatës dhe nuk jep përgjigje për një çështje shumë të rëndësishme si është fuqia e dekreteve të Presidentit të Republikës dhe raporti i institucioneve shtetërore në raport me këto dekrete.

Për më tepër, çështja në vetvete, paverësisht vendimit të gjykatës, ngre dhe një pikëpyetje shumë të madhe:

Partia Demokratike përse nuk u investua në këtë çështje? Përse nuk ju drejtua ajo Gjykatës Kushtetuese?

Kjo pyetje e fundit, besoj, e ka përgjigjen në atë që po ndodh aktualisht në PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?