Ardi Bita: Ministri nuk ka dhënë dorëheqjen

Pas lajmeve që qarkulluan në disa portale për dhënien e dorëheqjes nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka ardhur edhe reagimi i Drejtorit të Komunikimit në këtë dikaster.

Në një reagim të shkurtër për mediat Ardi Bita ka deklaruar se “Fatmir Xhafaj nuk ka dhënë dorëheqjen”.

Lajmi u përhap nga disa media pranë opozitës të cilat aludonin se Xhafaj po përgatiste dorëheqjen pas publikimit të audio-përgjimit ku sipas PD vëllai i tij dëgjohet duke bërë pazare droge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por në reagimin e zëdhënësit Ardi Bita, hidhet poshtë ky lajm si i pavërtetë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?