Armand Shkullaku: Nëse Rama shkon vetëm në zgjedhje, do ketë konflikt civil

Analisti Armand Shkullaku, duke komentuar situatën politike në vend, tha se me vendimin e opozitës për të mos hyrë në zgjedhjet e 30 qershorit tashmë zgjidhjen e ka në dorë Rama dhe nëse shkon vendi rrezikon të shkojë në konfrontim civil.

Deklaratën Shkullaku e bëri në A2 ku u shpreh se zgjidhja është në “dorën” e Ramës.

“Koha është në varësi të reflektimit që do të ketë kryeministri, në varësi të kërkesave të opozitës. Opozita mund të jetë e “çmendur” dhe nuk do të hyjë në zgjedhje. Atëherë vendimi që duhet të marrë kryeministri duhet të jetë i tillë që meqenëse kam mbështetje, meqenëse jam i qetë, do hyj në zgjedhjet e 30 qershorit i vetëm apo jo. Nëse do të hyjë, atëherë duhet të llogarisë që një vendim i tillë mund të çojë dhe në konfrontim civil.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka ardhur në pushtet me shprehjen e famshme: ‘Jam i gatshëm të sakrifikoj pushtet për të bërë shtet’. Nëse është i gatshëm të sakrifikojë pushtet, le të emërojë një qeveri tranzitore dhe kryeministrin e ri ta zgjedhë PS”, u shpreh Shkullaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?