Armando Duka kundërpërgjigjet me një regjistrim të Erion Veliajt
Me sa duket dueli Veliaj-Duka nuk do të jetë i lehtë.
FSHF publikon audiopërgjimin e Erion Velisë me të cilën thotë se vërtetohet presioni që bën kryebashkiaku Erion Veliaj për të ndaluar rikandidimin e Dukës.
“Në audiopërgjim zëri dëgjohet kur thuhet: “Do shkojmë tek Federate shqiptare e Futbollit për ti bërë shurrën. Jo Uefa e Fifa të zbresë por sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për tia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK. Edhe ne të duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot se prokuroria është vënë në lëvizje. Futbolli është i vetmi ishull që na ka mbetur pa vënë nën kontroll”- tha me tej Zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani.
AUDIO PERGJIMI I PLOTE që FSHF ka publikuar sot:
Ndërkohë padia e Erion Veliajt ka çuar në fillimin e hetimeve nga kjo prokurori, ku sot prokurorët kanë zbarkuar në FSHF.
Dueli mes tyre vazhdon. Jemi në pjesën e parë të lojës mes tyre!
KOHA JONË SONDAZH

