”Zgjidh fatin e Ramiz Alisë, dhe jo të Çausheskut”, Berisha ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen

Sali Berisha për të disatën herë në këto 3 ditë, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke e paralajmëruar se asnjë veprim i qeverisë nuk do të ndikojë në mbështetjen e opozitës për protestën studentore. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se PD-ja, anëtarët dhe mbështetësit e saj në të gjithë vendin do të vijojnë të qëndrojnë në krah të studentëve, pavarësisht akteve të kryeministrit, Policisë së Shtetit dhe shërbimeve.

Kreu i opozitës i bëri thirrje Ramës të largohet nga detyra, duke iu referuar Nicolae Çausheskut, ish-diktatorit rumun që u ekzekutua pas rrëzimit të regjimit në vitin 1989, dhe Ramiz Alisë, ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë, i cili u largua nga pushteti gjatë tranzicionit politik.

”Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion, asnjë akt i tij, policisë së tij kriminale dhe shërbimit të tij, nuk do mund të cënojë mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike, anëtarëve, mbështetësve të saj në mbarë Shqipërinë, për protestën studentore. Sikundër, i sugjeroj që midis fatit të Çausheskut dhe fatit të Ramiz Alisë, të zgjedhë këtë të dytin. Rrugë tjetër nuk ka”,-tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?